Banorët e Rinasit po protestojnë sërish ditën e sotme kundër vendimit të ARRSH, për mbylljen e qarkullimit të rrugës me një sens lëvizjeje. Ata janë shprehur se me dhjetëra familje mbeten të bllokuara nga bërja me një sens e kësaj rruge dhe kanë njoftuar se nëse nuk ka një reagim nga autoritetet protesta do të përshkallëzohet.