Një grup banorësh nga qyteti i Durrësit dhe Shkodrës dolën sot para Kuvendit të Shqipërisë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj projekteve që sipas tyre rrezikojnë pronat dhe banesat e tyre. Banorët e Durrësit protestuan për projektin e zhvillimit të zonës që do të prekte direkt banesat e tyre, ndërsa banorët e Shkodrës shprehën kundërshtimin ndaj ndërtimit të një resorti turistik që po planifikohet në zonën e tyre.