Dhjetëra banorë të fshatrave që përshkon lumi Shushica apo siç njihet si Lumi i Vlorës kanë protestuar ditën e sotme në afërsi të fshatit Kuç aty ku dhe buron lumi Shushica. Banorët kanë kundërshtuar dhe pezullimin e projektit te ujësjellësit që do të marrë ujin nga burimi i këtij lumi për të furnizuar banorët e bashkisë së Himarës. Në ketë tubim kanë marrë pjesë banorë të 37 fshatrave ku ky lumë kalon.