Top Channel/ Bandat tronditin Francën, mbi 400 njerëz përfshihen në të shtënat mes trafikantëve
01/11/2024 22:28

Qindra njerëz janë përfshirë në një shkëmbim zjarri dhe përleshje që lidhet me trafikun e drogës dhe që la pesë persona të plagosur rëndë në qytetin francez të Poitiersit. Lajmin e konfirmoi të premten ministri i Brendshëm Bruno Retelio. Ajo që filloi si të shtëna jashtë një restoranti të enjten mbrëma, përfundoi në përleshje masive midis bandave rivale që përfshiu 400 deri në 600 njerëz, ka thënë Retelio. Mes të plagosurve është një 15-vjeçar i cili mori plagë në kokë. Kryebashkiakja Leonor Monkond tha se incidenti ishte “i papranueshëm”. Ajo shtoi se ishte veçanërisht shqetësuese përfshirja e të rinjve. Ministri Retelio bëri të ditur se do të udhëtojë më vonë në qytetin veriperëndimor të Ren, ku një 5-vjeçar u qëllua në kokë në një tjetër incident të lidhur me drogën javën e kaluar, sipas mediave lokale. Në intervistën e tij, Retelio e dënoi atë që e quajti “meksikanizimin” e Francës. “Këto të shtëna nuk po ndodhin në Amerikën e Jugut, po ndodhin në Ren, Poitiers, në këtë Francë perëndimore dikur e njohur për qetësinë e saj”, ka thënë ai. Franca viteve të fundit është përballur me rritje të krimit që lidhet me drogën në të gjithë vendin.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34