Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha gjatë takimit me pensionistët në Dibër se në shtator do të jepet bonusi i dytë për ta. Balluku tha se të ardhurat për bonuset që do të përfitojnë 650 mijë pensionistë, janë siguruar nga taksa e jashtëzakonshme nga prodhuesit e energjisë. Ministrja tha se 4.1 miliardë lekë që janë mbledhur gjatë muajit mars nga taksa e jashtëzakonshme e energjisë, është vendosur nga qeveria shqiptare që t’i shpërndahen pensionistëve në formën e një bonusi me prej 5 mijë lekësh.