Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektuan ecurinë e punimeve në lotin e 5-të të Unazës së Madhe. Zëvendëskryeministrja Balluku tha se ky është një nga lotet më të rëndësishme, pasi ndodhet në “zemrën e Tiranës” e cila po zhvillohet çdo ditë e më shumë.