Zv. kryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se bordi drejtues i aeroportit të Mynihut ka vendosur të marrë përsipër operacionet e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Me këtë vendim, sipas ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëria futet në një hartë ekskelence të operimeve të aviacionit civil.