Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Europian takohen sot në Bruksel me homologët e Ballkanit Perëndimor për një samit në fokusin e të cilit do të jenë situata e sigurisë në rajon dhe më gjerë dhe bashkëpunimi mes bllokut dhe vendeve të rajonit. Takimin tradicional e drejton kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.