Ministri i Brendshëm Taulant Balla, pas analizës me drejtues të lartë të Policisë së Fierit, është shprehur me tone të ashpra për goditjen e krimit dhe vrasjeve të reja dhe të vjetra të ndodhura në këtë qark. Në një prononcim për media ai theksoi detyrat e policisë për të realizuar zbulimin e vrasjeve, në të cilën përmendi edhe vrasjen e deputetit socialist Fatmir Xhindi në Roskovec në vitin 2009.