Top Channel/ Balla në Kuvend: Shqipëria i ka përmbushur pritshmëritë e familjes europiane!
24/06/2021 20:08

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ndaj Myslim Murrizit dhe vendimit të BE për mos-çeljen e negociatave me Shqipërinë duke iu referuar vetos që Bullgaria vuri ndaj Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij në Kuvend, Balla e vuri theksin te vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian për të mos përcaktuar një datë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke thënë tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha pritshmëritë e familjes europiane. Ndër të tjera, tha se shpreson që të gjendet një zgjidhje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë pas zgjedhjeve të ardhshme në Bullgari. Balla: Të mos bëjmë sikur nuk e dimë që ka raste që janë raportuar në prokurori dhe prokuroria nuk ka vepruar siç duhet dhe në fund të fundit, edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet. Murrizi ngriti disa çështje që lidhen në mënyrë direkte apo indirekte. Nuk mund të rri pa thënë një fjalë për datën e Konferencës ndërqeveritare. Besoj që këtu duhet të jemi shumë të qartë, Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për tu mbajtur ky event formal i bisedimeve për anëtarësim kur tashmë kemi të gjitha vendet anëtare. Edhe vlerësimi i fillim javës nga asambleja lidhur me procesin zgjedhor të 25 prillit që vlerëson që procesi zgjedhor ishte më i miri që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, tregon që jemi në kushtet e pritshmërive dhe të mos harrojmë që BE është institucion me vendimmarrje tepër të vështirë. Nëse në këtë sallë do të duhet të kishim vendime unanime, nuk do të kishim kurrë. Edhe në një familje me 27 anëtarë, është e pamundur që të gjenden votues unanim. Shpresa jonë është që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut ta gjejnë një zgjidhje për këtë çështje derisa Bullgaria të krijojë qeverinë e re nga zgjedhjet e meskorrikut që po vjen. Duhet të kemi vëmendje për të çuar përpara reformat ë rëndësishme. Kështu që mungesa e vendimmarrjes nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe BE duhet të ndryshojë sistemin vendimmarrës ose s’duhet të marrë asnjëherë vendime. Reforma në drejtësi është më e thella që ka qenë ndonjëherë në Shqipëri. PD është kundërshtari ynë dhe nuk merremi kurrë me problemet brenda PD dhe nuk ka pse të jetë pjesë e diskutimeve të sallës brenda Kuvendit të Shqipërisë. Nuk besoj që data 1 është seanca e fundit sepse Kuvendi dhe juve kolegë të opozitës parlamentare keni meritë të veçantë për mbështetjes që i keni dhënë legjislacionit për çuarjen para të Reformës në Drejtësi. Mos përmendni emra sepse gjyqtarët dhe prokurorët janë të pavarur dhe ne politikanët duhet të heqim dorë nga cdo lloj qasje ndaj tyre se kemi autorizuar me ligj institucione që i vlerësojnë. Ndërsa për raportimin e KLSH dhe ILDKPKI në Kuvend, Balla ka shprehur gatishmërinë e mazhorancës për të rritur performancën e tyre në dobi të transparencës dhe llogaridhënies.

Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05