Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij sot në Kuvend, duke iu rikujtuar deputetëve të opozitës se mocioni me debat do të zhvillohet me datë 2 Mars. Balla tha se kërkesa e opozitës për ta zhvilluar mocionin me debat sot është qesharake, pasi Kryeministri ndodhet në Japoni në kuadër të vizitës zyrtare.