Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare gjuhëtari Bahri Beci, anëtar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri dhe në Kosovë. Profesor Beci la një trashëgimi të çmuar me kontributin e tij në disa fusha të gjuhësisë shqiptare, historike e bashkëkohore për më shumë se 6 dekada. Gjuhëtarë, akademikë, miq, të afërm e personalitete kanë bërë homazhe në akademinë e shkencave duke i dhënë lamtumirën e fundit. Prof Becit.