Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar të cilët mbështetën dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë u paralajmëruan nga një këshilltar i tyre se qeveria atje torturon dhe vret kundërshtarët politikë, shkruan BBC. Paralajmërimi erdhi disa javë përpara se qeveria britanike të përpiqej të dërgonte azilkërkues në kombin afrikan.