Ayan Spirollari ka përfunduar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe të gjithë njerëzit përreth tij mendonin se të ardhmen e kishte shkruar që në fëmijëri me talentin në muzikë. Efekt “Ju futa muzikës me kokë kur fillova të mësoja dhe kitarën, se thashë ta shoqëroja zërin që kam me një instrument. Në klasë të 7 ka qënë kur kam dalë për herë të parë në skenë, në shkollë në një vit të ri dhe pastaj në cdo festë ishte Ayan-I që dilte para shkollës. Më pas vazhdova në kompeticione të ndryshme, shkuam në gjimnaz, u njoha me disa shok e krijuam grupin Troy Band, ku kemi fituar në “Tirana art festival 2023” e kemi qënë finalistë në shumë kompeticione”. Por programi universitar që ka zgjedhur i jep kthesë tjetër jetës së 18 vjecarit. Edhe pse që i vogël ka spikatur për zërin melodioz e të vecantë, siguria që ka me talentin në muzikë, bën që Ayan të investohet të marr njohuri të reja në Fakultetin e Inxhinierisë së Mjedisit.