Vënia në zbatim nga qeveria të hartës së re gjyqësore sjell një bojkot tre ditor të gjyqeve nga avokat shqiptarë. Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë i kërkon antarëve të tij, të bojkotoj të gjitha proceset gjyqësore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim, në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.