Harta e re e gjyqësorit si rrjedhoje e së cilës në qarkun e Korçës nga 4 gjykata që janë aktualisht do të mbetet vetëm një prej tyre kundërshtohet nga Dhoma e Avokatisë. Duke e konsideruar këtë si një reduktim drastik të gjyqësorit, përfaqësuesi i dhomës së avokatisë Arben Lena thotë se drejtësia jo vetëm që do të vonojë por do të shkaktohet një kolaps total.