Dhoma e Avokatëve në Sarandë ka kundërshtuar projekt draftin e KLGJ për hartën e re gjyqësore, e cila shkrin shumicën e gjykatave në vend përfshi atë të Sarandës. Reforma që prek edhe prokurorinë sipas grupeve lokale të interesit do të sjellë vështirësi të mëdha jo vetëm për punonjësit e drejtësisë por gjerësisht për komunitetin.