Rusia njoftoi se janë nxjerrë 10 trupa e janë gjetur kutitë e zeza të avionit të rrëzuar pranë Moskës pak ditë më parë, në bordin e të cilit thuhet të ketë qenë dhe kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Hetuesit pohuan se tani po kryhen testet molekularo-gjenetike. Avioni ra të mërkurën në afërsi të kryeqytetit rus, një episode ky që nxiti menjëherë spekulime se rrëzimi mund të ketë ndodhur nga një bombë ose një raketë.