Fluturimet e evakuimeve vijonin sot të ngriheshin e uleshin në aeroportin e Kabul teksa mijëra njerëz presin të largohen nga vendi. Sot talibanët paralajmëruan se do të ketë pasoja nëse largimet nuk përfundojnë deri javës që vjen. Shtetet e Bashkuara thanë se kanë evakuuar 28 mijë njerëz nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, që nga 14 gushti. Presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë shtypi deklaroi se përparësia është evakuimi i qytetarëve amerikanë. "Ne kemi një rrugë të gjatë përpara dhe shumë gjëra mund të mos shkojnë në rrugën e duhur", paralajmëroi Biden. Duke deklaruar se ata kanë bërë marrëveshje me shumë vende aleate per evakuimin, Biden shtoi se afganët e evakuuar dërgohen në bazat në vende te huaja, dhe me pas në SHBA pasi të kenë përfunduar kontrollet e sigurisë.