Që prej fundit të luftës në 1999, fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës realizohen vetëm përmes korridorit ajror që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. Por në rastin e hapjes së korridorit ajror me Shqipërinë, koha e fluturimit me avion nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Europian do të reduktohej ndjeshëm dhe me shkurtimin e kohës - deri në 30 minuta për vajtje-ardhje - do të zvogëlohet edhe çmimi i biletave, pohoi për REL eksperti I avacionit, Albion Idriz