Aksidentet në autostradën Levan-Vlorë nuk kanë fund. Në këtë aks rrugor, kanë humbur jetën dhjetëra drejtues mjetesh, pasagjerë dhe këmbësorë. I fundit ka qenë një aksident i ndodhur mbrëmjen e kaluar. Shpejtësia e lartë shkaktoi daljen nga rruga të mjetit që drejtonte 53-vjeçari nga Shkodra Dritan Shena, që humbi jetën në vend.