Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera së fundi, nga një 31-vjeçar. Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe një aparat celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjeve, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mountain bike”.