Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa makina të parkuara. Nga informacionet e mësuara nga gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, shoferi tentoi të shmangte një biçikletë që i kishte dalë përpara dhe humbi kontrollin, duke e përplasur drejtuesin e biçikletës dhe më pas tre makina të parkuara. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërkohë që drejtuesi i biçikletës ndodhet jashtë rrezikut për jetën.