Top Channel/ Austria krijon “hartën e islamit”, myslimanet austriakë ngrihen kundër qeverisë
31/05/2021 11:08

Një grup kryesor mysliman në Austri njoftoi se planifikon të padisë qeverinë e Kancelarit Sebastian Kurz për krijimin e nje “harte të Islamit", sipas raporteve të medias vendase. Rinia Myslimane e Austrisë e kritikoi qeverinë për botimin e hartës që identifikon vendndodhjen e xhamive dhe shoqatave anbembanë vendit."Publikimi i të gjithë emrave, funksioneve dhe adresave të institucioneve muslimane përfaqëson një kapërcim të paprecedent të kufijve," thanë drejtues të këtij grupi. Më herët, Ministrja e Integrimit Susanne Raab hapi në internet një faqe të quajtur "Harta Kombëtare e Islamit" me emrat dhe vendndodhjet e më shumë se 620 xhamive, shoqatave dhe zyrtarëve dhe lidhjet e tyre të mundshme jashtë vendit.Grupi "Komuniteti Fetar Islam në Austri" (IGGOE), i cili përfaqëson interesat e muslimanëve në vend paralajmëroi kundër stigmatizimit të të gjithë ndjekësve të këtij besimi ne këtë shtet europian, duke e përshkruar "si një rrezik potencial për shoqërinë dhe rendin ligjor demokratik". Kjo fushatë po nxit racizmin dhe "ekspozon qytetarët myslimanë ndaj një rreziku masiv të sigurisë", tha IGGOE. Kancelari austriak e ka sulmuar vazhdimisht atë që ai e quan "Islami politik”.Sipas ministres së integrimit, harta nuk ka për qëllim të vërë në hije dyshimi myslimanët në përgjithësi. Objektivi ështe "për të luftuar ideologjitë politike, jo fenë," tha ajo. Duke u përballur me racizmin në rritje si pasojë e një sulmi vdekjeprurës nga militantët islamikë në Vjenë nëntorin e kaluar, komuniteti musliman i Austrisë është thellësisht i shqetësuar ndaj atyre që i sheh si përpjekje të qeverisë për të instrumentalizuar islamin politik për objektivat e saj ekstremë të djathtë.

Top News- BE përplasje tregtare me Kinën, Von der Leyen: Të krijojmë pavarësi
25/10 17:30
Top News- BE i frikësohet Rusisë/ Von der Leyen- 800 mld euro për mbrojtjen
25/10 17:00
Top News- Sarkozi në telashe me të burgosurit, të tjera kërcënime gjatë natës për ish-presidentin
25/10 16:30
Top News- I burgosuri lirohet gabimisht, policia britanike në kërkim të abuzuesit të 14-vjeçares
25/10 16:00
Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10 15:23
Top News- Franca ndalon hedhjen e ushqimeve/ Produktet që nuk shiten në markete jepen për bamirësi
25/10 14:30
Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10 14:00
Top Channel/ Dita e gjykimit për Maduron! SHBA afron aeroplanmbajtëse e ushtarë pranë Venezuelës
25/10 12:16
Top News – Sulmi ndaj Trump, me shakanë e Ramës. ‘Demokratët e SHBA kanë humbur realitetin’
25/10 12:08
Top Channel/ BE do t’i japë raketa Ukrainës! Po shqyrtohet kredia 140 mlrd € me paratë e ngrira ruse
25/10 11:58
Top Channel/ Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat
25/10 11:55
Top News- Trump drejt takimit me Kim Jong Un, e klasifikon Korenë e Veriut vend disi bërthamor
25/10 11:48
Top News- Merr fund arratia e ‘Vëllait Wang’, ëndrra për në rusi i kushton bosit të drogës
25/10 11:26
Top News- Venezuela në panik nga SHBA, paralajmëron sulm, Maduro mesazh për Trump
25/10 11:20
Top News- Bombardohet Kievi/ Të plagosur dhe dëme të shumta, Putin nuk ndalet
25/10 09:39
Top Channel/ Zbulohen kërkesat e Zelensky: Pa SHBA nuk zgjidhim gjë
24/10 23:32
Top News- E rëndë në Kishën Katolike, mbi 4400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë
24/10 23:00
Top News- Kroacia rikthen shërbimin ushtarak/ Pagesë dhe avantazhe, përjashtohen gratë
24/10 22:45
Top News- SHBA ‘luftë’ anijeve të Venezuelës/ Ushtria sulmon sërish: U vranë 6 narkotrafikantë
24/10 22:00
Top News- Gripi i shpendëve prek Gjermaninë/ Virusi izolon fermat, autoritetet në alarm
24/10 21:38
BILETA Portokalli - Bileta