Franko Burraj ka shkruar historinë, duke u bërë atleti i parë shqiptar mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror. Në Kampionatin Botëror të Atletikes që po mbahet nga datat 1-3 mars në Glasgow të Skocisë në Britaninë e Madhe, Burraj u kualifikua për në gjysmëfinalen e 400m, me kohën 46.86, ose vetëm 3 të qindtat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga po ai vetë.