Policia greke ka vënë në pranga shqiptarin e kërkuar Marios Tralo, nga Durrësi. Mbi 20-vjecarin rëndojnë akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Tralo dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij në Shqipëri pas ngjarjes, por policia greke ka mundur ta kapë në Athinë, mbrëmjen e djeshme.