Julian Gjoshi autori i dyshuar i vrasjes së 50-vjecarit Alfred Dedja nuk është një emër i panjohur për policinë. Në janar të vitit 2021 ai ishte arrestuar në Tiranë pasi ishte kapur me një pistoletë pa leje, por më pas ka rifituar lirinë. Gjoshi rezulton po ashtu të jetë kunati i Altin Hajrit pronarit të kompleksit luksoz Golden në Shijak, në kërkim nga policia për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës për pazare droge.