Një makinë “BMV” që dyshohet të jetë e autorëve të atentatit në Don Bosko është gjetur e djegur këtë mëngjes në afërsi të Bubqit. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat raporton se janë gjetur dhe dy armë zjarri kallashnikov, me të cilat dyshohet se u qëllua mbrëmë me breshëri plumbash drejt një lokali në Don Bosko, duke lënë të vrarë banakieren dhe plagosur pesë të tjerë.