Top Channel/ Atentati ndaj Trump! Situata merr rrjedhë tjetër? Autori del para trupës gjykuese
01/10/2024 19:02

Një burrë që, sipas autoriteteve, kaloi 12 orë jashtë fushës së golfit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, përpara se Shërbimi Sekret ta pikaste, u deklarua i pafajshëm ndaj akuzave federale, që përfshijnë akuzën për tentim vrasje. I akuzuari Ryan Wesley Routh u paraqit në gjykatën federale në West Palm Beach disa ditë pasi u paraqit aktakuza me pesë pika, që lidhej me përpjekjen e dytë për të vrarë Trumpin që nga korriku. Routh hyri në sallën e gjyqit i prangosur dhe i përshëndeti gazetarët e mbledhur për ta ndjekur procesin. Avokatët e tij refuzuan të komentojnë pas seancës. Përpjekja e pretenduar për vrasje u pengua kur një anëtar i Shërbimit Sekret vuri re tytën e pushkës e Routh që dilte përtej gardhit të fushës së golfit, ku po luante Trump, sipas autoriteteve. Një agjent qëlloi në drejtim të Routhit, i cili u largua me shpejtësi dhe pastaj u arrestua pranë vendit të ngjarjes. Zyrtarët kanë thënë se Routh nuk qëlloi asnjë plumb dhe nuk e kishte Trump në rrezen e shikimit të tij. Ai la pas një kamerë digjitale, një çantë shpine, një pushkë dhe një qese plastike me ushqime. Prokurorët kanë thënë se Routh kishte shkruar për planet e tij për ta vrarë Trumpin në një shënim të shkruar me dorë disa muaj para arrestimit të tij më 15 shtator, ku e përshkruante veprimin e tij si një “përpjekje të dështuar për vrasjen e Donald Trump” dhe ofronte 150.000 dollarë për këdo që mund ta “mbaronte punën”. Ky shënim ishte në një kuti që Routh raportohet se e kishte dorëzuar në shtëpinë e një dëshmitari të paidentifikuar disa muaj para arrestimit të tij. Seanca e ardhshme në këtë rast do të mbikëqyren nga gjyqtarja federale, e cila u emërua në këtë post nga Trump dhe gjithashtu është caktuar të merrej me çështjen penale ku ish-presidenti akuzohet për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij në Mar-a-Lago. Arrestimi i Routhit ndodhi dy muaj pasi Trump u qëllua dhe u plagos në vesh gjatë një përpjekje për vrasje në një tubim fushate në Pensilvani. Shërbimi Sekret ka pranuar se ka pasur mangësi në sigurinë para atij sulmi, por ka thënë se masat e sigurisë funksionuan siç duhet për të parandaluar një sulm të mundshëm në Florida. Fillimisht, Routh u akuzua vetëm për vepra penale që lidheshin me armët, përpara se prokurorët të ngrinin akuza të tjera më serioze. Prokurorët shpesh ngrenë fillimisht akuzat më të lehta për t’u provuar dhe më pas shtojnë akuza më të rënda gjatë zhvillimit të hetimit. Akuzat e tjera përfshijnë posedimin e paligjshëm të armës, pavarësisht se ai kishte disa dënime penale, duke përfshirë dy akuza për posedim të mallrave të vjedhura në vitin 2002 në Karolinën e Veriut. Ai gjithashtu akuzohet për posedimin e një arme me numrin serik të fshirë, në kundërshtim me ligjin federal.

Top News – Ukraina ‘atentat’ në mes të Moskës / Gjenerali i Putinit në shënjestër, gjendje kritike
06/02 11:43
Top Channel/ Bisedime “me pistoletën në kokë”/ Sot tryeza SHBA-Iran, Trump shton trupat në rajon!
06/02 11:41
Top Channel/ Qëllohet në Moskë gjenerali i lartë rus: Ishte në bisedimet e Abu Dhabit!
06/02 11:39
Top Channel/ Tensione të reja në Egje: Debat për “Navtex” përpara takimit Erdogan-Mitsotakis!
06/02 11:38
Top News – Nga Tirana te dosja ‘Epstein’. Norvegjia vë nën hetim ish presidentin e KIE
06/02 11:38
Top Channel/ S`ka drejtësi në Gjermani? Shokon sondazhi, CDU e CSU humbasin terren!
06/02 11:01
Top News- Doli në dosjen ‘Epstein’/ Hillary Clinton kërkon dëshmi publike para Kongresit
06/02 10:27
Top Channel/ Skadon traktati bërthamor, pas gjysmë shekulli SHBA e Rusia pa marrëveshje
05/02 23:18
Top Channel/ Hetimi për “turizmin e snajperëve”, Një italian, do të merret në pyetje
05/02 23:03
Top News- Breshëri plumbash drejt policisë, luftë e egër në SHBA aq sa rrëzohet dhe helikopteri
05/02 23:00
Top News- Turqia nuk do luftë në Lindjen e Mesme, Erdogan ul SHBA dhe Iranin në bisedime
05/02 22:47
Top News-SHBA dialog ushtarak me Rusinë, Uashingtoni dhe Moska afrohen mes tyre/ Evropa pa mbrojtje
05/02 22:43
Top Channel/ Bisedimet Rusi-Ukrainë, arrihet marrëveshje për shkëmbim të burgosurish
05/02 20:01
Top Channel/ Zelensky, bilanc dramatik: Ukraina ka humbur 55 mijë ushtarë në luftë!
05/02 15:09
Top News – I kërkon ndjesë viktimave të Epstein / Starmer: Mandelson gënjeu për lidhjet
05/02 15:06
Top News – Llogari naziste në bankën zvicerane / Zbulohen plot 900, dosjet mbahen të fshehura
05/02 14:47
Top News – SpaceX me pronësi kineze…!? Pentagoni nis hetimin, lëshohet alarmi në SHBA
05/02 14:47
Top News – Epstein, aset i inteligjencës ruse…! Kremlini hedh poshtë pretendimet: Mos bëni shaka
05/02 14:40
Top News – Washington Post në ‘spirale vdekjeje’ / Shkurtime masive nga puna në gazetën e famshme
05/02 14:05
Top News – Ukrainë-Rusi, dita e dytë e bisedimeve/ ‘Takime produktive’ në Abu Dhabi, ‘larg dhe afër’
05/02 14:03
DIGITALB DIGITALB