Top Channel/ Atentati ndaj Ndojt, vëllai i një prej të pandehurve: Si u njoha me “Rrumin e Shijakut”
19/09/2025 20:04

Ka nisur procesi gjyqësor kundër Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për dosjen e atentatit ndaj Arjan Ndojit dhe Aleksandër Lahos. Në këtë atentat humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, po dëshmon në gjykatën e posaçme vëllai i Bashkim Haxhias, i pandehur në një proces të lidhur. Dëshmitari Arben Haxhiaj ju përgjigj interesit të prokurorisë së posaçme, që përfaqësohet në ketë proces nga prokurori Adnan Xholi. Për pyetjet nga prokurori dëshmitari shpjegoi: Në 2020 kam jetuar në Durrës. Kam pasur një bar të vogël në lagjen nr.5. Aleksandër Lahon e njoh më shumë nga TV, por e kam takuar edhe personalisht. Ka ardhur tek lokali vetë i tretë. Mu prezantua vetë. Ishte pak i shëndoshë, i rrumbullakët. Arsyeja e takimit, ishte të më paralajmëronte që im vëlla, Bashkimi, të largohej nga ky sherr. Këtyre i kanë bërë atentat. Julit ka ndenjur në allçi. Ka ngrënë 4 plumba. Unë i thashë, larg meje. Vazhdova punët e mia. Vëllai im ishte në burg kur ndodhi kjo. Ndërruam edhe numër telefoni me Lahon (Rrumin e Shijakut). Më ka telefonuar për të njëjtin muhabet. I kam dhënë të njëjtën përgjigje. Pas asaj telefonate nuk kam pasur asnjë kontakt tjetër. Për atentatin ndaj prokurorit nuk kam asnjë dijeni. “Na e përshkruaj si erdhi?”, e pyeti avokati Ilia Ilia. “Erdhi tek lokali vetë i tretë. Unë edhe jam kërcënuar me sms. Më kanë thënë: Hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu. Nuk e di kush ishte dërguesi. Ky kërcënim ka ardhur disa kohë pas bisedës me Rrumin. Vëllai im është dënuar me 4 vjet e 8 muaj për atentatin ndaj prokurorit. Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Unë di që kur kam shkuar tek Spitali, vëllanë e kishin marrë në polici. Vëllai im ka qenë në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen kur ju bë atentat. Në dijeninë time janë dëmtuar të tre. Po të ishte zgjidhur ajo punë, kush e bëri atentatin, nuk do të isha unë këtu sot. Unë vij e dëshmoj këtu, se më thërrasin, por fëmijët e mi janë në rrezik, se jetoj në Durrës”, u shpreh ai.

Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02
Top Channel/ Plagosje në Korçë, konflikt mes 4 personave
28/03 11:00
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos me 81 viktima, familjarët kërkojnë drejtësi
28/03 10:56
Top News- Përkujtohet tragjedia e Otrantos/ Familjarët: Ende s’është reflektuar e vërteta
28/03 10:46
Top Channel/ Berisha: Minimum jetik 200 euro, i vetmi vend ku euro ra me 35%
27/03 22:11
Top News – Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, pensionistët përdoren për fushatë elektorale
27/03 21:48