15 mijë euro shpërblim janë vendosur nga Policia e Tiranës për këdo që ka informacion lidhur me atentatin e mbrëmshëm në Selitë, ku mbeti i plagosur Zamir Kalemi. Policia thotë se ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë ka këqyrur vendin e ngjarjes, vendin e djegies së automjetit të përdorur nga autorët, si dhe ka sekuestruar provat materiale.