Gjykata e Kukësit nuk ka zhvilluar asnjë seancë gjyqësore ditën e sotme. Flamuri në ambientet e gjykatës është vendosur në gjysmështizë, në shenjë zie dhe sensibilizimi për ngjarjen tragjike të ndodhur një ditë më parë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.