Top Channel/ “Asnjë marrëveshje pa Ukrainën”/Aleatët europianë deklaratë para takimit Trump – Putin
10/08/2025 11:23

Aleatët evropianë janë rreshtuar sërish në mbështetje të Ukrainës, duke theksuar se çdo bisedim pa Kievin nuk do të sjellë paqe të vërtetë. Në një deklaratë të përbashkët, liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Finlandës dhe Komisionit Evropian theksuan se “kufijtë ndërkombëtarë nuk mund të ndryshohen me forcë” dhe se Ukraina ka të drejtën të zgjedhë vetë të ardhmen e saj. Deklarata u publikua përpara takimit të planifikuar të presidentit amerikan Donald Trump me homologun rus Vladimir Putin në Alaskë, të premten. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Trump është i gatshëm të zhvillojë një takim trepalësh ku të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, por për momentin samiti mbetet mes Trump dhe Putinit, siç ishte kërkesa fillestare e Kremlinit. Zelensky ka paralajmëruar se çdo vendim i marrë pa përfshirjen e Ukrainës do të jetë “i pavlefshëm” dhe “kundër paqes”. Reagimi i tij u ashpërsua pasi Trump sugjeroi mundësinë e “shkëmbimit të territoreve” si pjesë e një marrëveshjeje. Sipas raporteve të CBS, administrata amerikane po përpiqet të bindë disa aleatë evropianë të pranojnë një marrëveshje që do t’i linte Rusisë të gjithë rajonin e Donbasit dhe Gadishullin e Krimesë. Putin deri më tani ka refuzuar disa mundësi për t’u takuar drejtpërdrejt me Zelenskyn. Që prej nisjes së pushtimit të plotë tre vite më parë, të dy liderët nuk janë ulur në një tryezë bisedimesh. Zelensky u shpreh se “nuk do të shpërblejmë Rusinë për atë që ka kryer” dhe se “linja e frontit nuk mund të kthehet në kufi”. Aleatët evropianë, të shqetësuar edhe për mungesën e ndikimit në rezultatin e mundshëm të takimit Alaska, theksuan se një zgjidhje diplomatike është kritike jo vetëm për mbrojtjen e Ukrainës, por edhe për sigurinë e vetë Evropës. Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se “Evropianët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes, pasi në rrezik është siguria e tyre”. Samiti në Alaskë, territor i blerë nga SHBA në vitin 1867, do të ishte i pari mes një presidenti amerikan dhe një presidenti rus që prej takimit Biden–Putin në Gjenevë në vitin 2021. Vetëm nëntë muaj pas atij takimi, Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, duke shpallur në vitin 2022 aneksimin e katër rajoneve ukrainase – Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson – pavarësisht se nuk ka kontroll të plotë mbi to.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00