Tre persona janë vënë në pranga në Malësinë e Madhe, teksa iu asgjësuan dhe 569 bimë narkotike të cilat i kishin kultivuar. Emanuel Kapaj, 29 vjeç, vëllai i tij Silvester Kapaj, 23 vjeç dhe Eremis Volaj, 20 vjeç u arrestuan si pasojë e operacionit “Territor i Pastër” i nisur nga policia e shtetit.