Top Channel/ Artur Bibe, pranë kufirit me Gazën: Tanket janë në pritje të sulmit
13/10/2023 17:15

Top Channel vijon ende të jetë në territorin e luftës të Lindjes së Mesme. Gazetari Artur Bibe ndodhet jo larg kufirit me Gazën, ku situata është e tensionuar, ndërsa ushtarët presin për një sinjal për të sulmuar. “Janë pak hapa që ne mund t’i bëjmë në territorin tanimë drejt Egjiptit. Këtu janë forcat ushtarake të Izraelit”, tregon gazetari. Ai flet gjithashtu edhe për vështirësinë e kalimit dhe lëvizjes në terren, ndërsa është ndër gazetarët e vetëm që ka marrë guximin dhe ka mundur të mbërrijë shumë pranë kufirit me Gazën. “Mundëm me shumë vështirësi të kalojmë dhe të mbërrijmë në check point-in e fundit. Asnjë gazetar nuk ka mundur të vijë deri tani. Ushtarët kanë urdhra të prerë të mos lejojnë askënd. Deri këtu ku munda të vij, njëri prej tyre po më vëzhgon se nuk duan që dikush të rrezikojë në vendin ku ata kanë përgjegjësinë, që mos të ndodhë diçka”, thotë Bibe. Në një video tjetër, gazetari sqaron edhe njëherë se ku ndodhet dhe se tanket e shumta janë në pritje të sulmit, ndërsa artileria godet herë pas here. “Këtu ndodhen ushtarët izraelitë dhe është pika e fundit ku mund të kalojë dikush drejt territorit palestinez dhe Egjiptit. Janë ushtarët të armatosur. Pas nesh, në Kibutz janë qindra ushtarë të tjerë. Tanket janë në pritje të sulmit, ndërsa artileria godet herë pas here pozicionohet e islamikëve të Hamasit”, thotë ai. Ndërkohë të paktën 1,799 palestinezë janë vrarë në Gaza nga sulmet izraelite. TCH ka ofruar pamje reale dhe ekskluzive të situatës së luftës, që përfshijnë shtëpi dhe makina të shkatërruara apo përgatitja dhe forcat e armatosura të forcave izraelite.

Top Channel/Analiza e “TheGuardian”:Dëm katastrofik mjedisor në 14 ditë konflikt në Lindjen e Mesme
21/03 23:52
Top Channel/ Britania drejt përfshirjes në luftë? Irani godet me raketa “Diego Garcias”
21/03 20:02
Top Channel/ Sulmohet centrali bërthamor në Iran. Teherani, raketa mbi bazën SHBA-Angli
21/03 19:56
Top Channel/ Gjermania, armë drejt Gjirit Persik e Ukrainës: Lehtëson masat për eksportin!
21/03 15:08
Top Channel/Fjalimi në fund të Ramazanit, Erdogan: Lindja e Mesme zien, Izraeli do paguajë çmimin!
21/03 14:49
Top Channel/ Robotët do na hyjnë në shtëpi! Në Kinë po testohen që do na ndihmojnë si amvisa
21/03 12:44
Top Channel/ Dosjet Epstein, Dua Lipa: Janë harruar viktimat, media “po zbukuron” skandalin!
21/03 12:30
Top News- Rusia lëshon dronët drejt Ukrainës, viktima e të plagosur para bisedimeve për paqe
21/03 12:27
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj Stryker, hakerë të lidhur me Iranin godasin gjigantin mjekësor
21/03 12:17
Top Channel/ Injeksion që rigjeneron zemrën, zbulimi mund të trajtojë dëmet nga infarkti me 1 dozë
21/03 12:16
Top Channel/ SHBA paralajmërim global, kërkon kujdes për qytetarët pas operacioneve në Iran
21/03 12:10
Top Channel/ Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, të kufizohet shpejtësia në autostrada!
21/03 12:03
Top News- ‘Izraeli po bombardon spitalet’/ Libani në alarm: Sulme të qëllimshme dhe sistematike
21/03 12:00
Top Channel/ 4000 km larg: Irani sulmon bazën e Diego Garcia, i sekuestruohen materiale berthamore?
21/03 11:58
Top News- Vritet me armë zjarri shqiptari në Itali/ ‘Mollë’ sherri një rumune, autori në pranga
21/03 11:49
Top News- Marinsat amerikanë drejt Iranit, Trump ndryshon mendje? Çfarë po ndodh?
21/03 11:45
Top News- Elon Musk mashtroi investitorët/ Uli aksionet e ish Twitter me deklarata të rreme
21/03 11:36
Top News- Lufta me Iranin me kosto, 800 mld dollarë dëme për SHBA nga sulmet
21/03 11:35
Top Channel/ Hormuzi “jo vetëm naftë”, CNN: “Si ushqen 100 milionë njerëz”!
21/03 11:09
Top Channel/ “Tërhiqet” Trump? Mund ta mbyllim luftën, por Hormuzin ta mbrojnë vendet e tjera!
21/03 11:08
DIGITALB DIGITALB