Ato janë gra pensioniste, por puna e dorës është pjesë e pandarë e jetës së tyre. Punimet me grep dhe shtiza i kanë mësuar që në vegjëli. Nezair Katro ka arritur të bëjë edhe një pajë të tërë me porosi. Kërkesa të tilla janë të pakta në ditët e sotme, por kaq mjafton për ketë grua në moshë që të sigurojë të ardhura shtesë krahas pensionit që ajo merr.