Gazeta italiane Libero nën titullin Edi Rama, artisti i famshëm që për punë bën Kryeministrin, boton këtë të dielën një artikull të gjatë për kreun e qeverisë shqiptare. Libero, një e përditshme e djathtë në Itali e nis artikullin me vizitën e fundit të Giorgia Melonit në Shqipëri, të cilës i ranë në sy plazhet, deti dhe mikpritja. Kjo vizitë, sipas Libero, riktheu vëmendjen tek figura e Edi Ramës, kryeministër prej vitit 2013. Ai ka qenë ministër i Kulturës, kryetar i Bashkisë së Tiranës drejtues i Partisë Socialiste dhe më pas kryeministër.