Duket e largët koha kur pyjet oshëtinin nga tingujt e fyellit. Ishin barinjtë që me aq pasion thurnin melodi, një traditë e bukur shqiptare që vazhdon t’i rezistojë kohës. Zona e Gramshit njihet për grupin e fylltarëve të cilët me fanatizëm ruajnë identitetin e tyre. Neim Sharku ka mësuar ti bjerë fyellit nga gjyshi e po kështu ta gdhendë atë.