Historia e artit mesjetar objekt i shumë studimeve dhe kërkimeve kryesisht të fokusuara tek ikonografia e periudhës bizantine vjen e pasqyruar në revistën periodike “Mbi artin mesjetar” që vjen për herë të parë në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës. Çdo studim, artikull shkencor, hulumtim apo kërkim nga ana e autorëve të njohur të botës akademike do të gjejë vend botimi në revistën e cila tashmë ka nxjerrë numrin e parë dhe do të jetë e përvitshme.