Kjo tryezë e shtruar fton publikun në Vilën 31, jo për të darkuar, por për të udhëtuar në të shkuarën e errët që mbart kjo godinë. Projekti i artistit vizual Kemil Bekteši “Si të tresësh sekrete” vjen në formën e një libri gatimi, që në vend të shpjegojë si përgatitet një pjatë, zbulon dëshmi personale për mënyrën si ushqeheshin shqiptarët gjatë komunizmit.