Brilindo Bushpreni nga Rrësheni, frekuenton shkollën, punon, e ndërsa kohën e lirë ia kushton pasionit të tij duke krijuar vepra të ndryshme. Punimet e Brilindos fillojnë nga ato më të voglat si voza e deri tek kullat e vjetra e të tjera punime të krijuara me dorë me materiale të riciklueshme.