Ndonjëherë duket sikur është vështirë të ruhet tradita në ditët e sotme e sidomos nga të rinjtë, por ekspozita “Luga” na tregon të kundërtën. E ndërthurur me gatimin, ekspozita vlerëson jo vetëm traditën, por na tregon edhe rëndësinë që duhet t’i japim ushqimit. Ky është Ger Totraku, një i ri nga Lezha që ka hapur ekspozitën e tij nën emrin “Luga”.