Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shkuar sot në Arenën Kombëtare për të ndjekur nga afër dhënien e dozës së dytë të vaksinën për pedagogët dhe mësuesit. Manastirliu tha se e rëndësishme në këtë fazë është çdo gjë të bëhet sipas kalendarit të vaksinimit. “Është shumë e rëndësishme tani që edhe dozat e dyta të vaksinave të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat dhe të gjithë llojet e vaksinave”, tha Manastirliu.