Arsimi profesional po shihet gjithnjë e më shumë si një përgjigje reale ndaj nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në vendin tonë. Në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës, nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre praktike përmes projekteve që lidhen drejtpërdrejt me profesionet që ndjekin.