E ndërsa viti i ri shkollor po afron Ministria e Financave kërkon të rikthejë TVSH-në në arsimin jopublik. Sipas ekspertëve kjo do të rrisë me 20 % pagesat për të gjithë prindërit që kanë zgjedhur të arsimojnë fëmijët e tyre në shkollat jopublike, por që do të kishte pasoja për cilësinë e arsimit në tërësi në Shqipëri, pasi një pjesë e mirë do të vendosin t’i heqin nga arsimi jo publik .