Në Elbasan është organizuar panairi Ëork and Study në të cilin 30 universitete publike dhe private, por edhe kompani kanë reklamuar ofertat e tyre të punësimit dhe studimit për maturantët. Të shumtë kanë qenë maturantët të cilët janë interesuar mbi ofertat e universiteteve, mundësitë e bursave dhe ato të akomodimit. Work and Study organizohet nga Dhoma e Tregtisë së Tiranës, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Punës. I kthyer tashmë në traditë vjen si një mundësi për arsim dhe punësim professional në Shqipëri.