Kryeministri Edi Rama gjatë takimit për bilancet e sezonit turistik veror tha se bumi i këtij viti e vuri Shqipërinë përpara disa sfidave, të cilat duhet të nisin të adresohen. Duhet të merren masa, sipas kreut të qeverisë, pasi ekziston një rrezik që ky bum turistësh i këtij sezoni veror të kthehet në bumerang vitin tjetër.