Baleti klasik i Krishtlindjeve, “Arrëthyesi”, do të pushtojë skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit këtë fundvit, duke nisur nga data 23 dhjetor. Trupa e baletit, orkestra dhe kori po përgatiten intensivisht për të sjellë nëj ‘Arrëthyes’ që do të ngrohë zemrat e publikut, do t’i ftojë në botën e tij magjike.