Pas autorit Elvis Shkambi, që vrau gjyqtarin dhe xhaxhain Gjon Shkambi, i cili ndodhej në sallën e gjyqit bashkë me nipin, edhe një tjetër anëtar i familjes Shkambi përfundoi në polici. Pa u bërë 24 orë nga vrasja, Gjovalin Shkambi, xhaxhai tjetër i autorit, gjatë një interviste për Top Channel, teksa i kërkoi falje familjes Kalaja për ngjarjen, njëherësh kërcënoi hapur gjyqtarët e tjerë që do të merrnin përsipër dënimin e Elvisit.