Me urdhër të Gjykatës së Posaçme GJKKO, është arrestuar këtë të premte në Shkodër Safet Bajri, një emër i njohur i botës së krimit dhe i akuzuar për grup kriminal. Fillimisht Bajri është shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës nga renea dhe më pas është nisur drejt Tiranës, ku pritet të përballet me drejtësinë. Arrestimi i Safet Bajrit vjen vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.